Është arrestuar nga policia qytetari me iniciale G.G 45 vjeç banues në Tiranë pasi la përndjekur për një kohë të gjatë një 23-vjeçare.
45-vjeçari e shqetësonte vajzën duke i hapur asaj profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve.
Pas kallëzimit të bërë nga një 23-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe e përndiqte atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Përndiqte prej kohësh te renë dhe i hapte profile false, në pranga 45-vjeçari