-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

24 plumba dhe kunati në varr! Misteri i gjurmës, si u shfry vrulli kundër të fortit të Krujës?

Kryesoret

Gjykata e Tiranës liroi nga qelia Valter Bamin, i arrestuar pas atentatit ndaj Gentian Bejtjes në Larushk të Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sino. Gjykata zbuti masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij në “arrest shtëpie” për shkak të kalimit të afatit 6 mujor të paraburgimit.

Bami ishte një nga personat e parë që u mor në pyetje pas atentatit, por nuk pati akuzë në lidhje me të. Ai u prangos për akuzën e “armëmbajtjes pa leje” për shkak të një arme të gjetur në banesën e tij.

Bami ka deklaruar se gjatë momentit të atentatit ka qenë në shtëpi dhe për këtë ka pamje nga kamerat e sigurisë. Autorët qëlluan me 24 plumba në drejtim të banesës së Gentjan Bejtjes dhe më pas u larguan në këmbë. Para se të hipnin në automjetin që i priste, ata qëlluan edhe disa herë në ajër me armë zjarri.

Pas ngjarjes, policia ka marrë në pyetje Valter Bamin dhe në dorën e tij të majtë u evidentua prania e një mikrogrimce me karakteristike (unike) me përmbajtje të tre elementëve kimik (Antimon, Barium de Plumb) me prejardhje nga lënda mbushëse e kapsollës së fishekut të armeve të zjarrit. Këtu dyshoi policia, por afatet e paraburgimit kaluan dhe gjithçka shkoi drejt sfumimit duke e liruar.

Lirohet nga burgu Valter Bami, do jetë në arrest shtëpie

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit