Arnold Schwarzenegger do të përballet me disa procedura penale në lidhje me tatimet pasi nuk ka deklaruar një artikull pas mbërritjes në Gjermani tha një zyrtar i shtypit të Doganës së Mynihut për CNN.
“Ai nuk ka deklaruar një produkt. Një produkt që u importua nga vende jo anëtare të BE-së për të mbetur në BE. Dhe ky proces vlen për të gjithë”, tha zyrtari i shtypit Thomas Meister.
Meister tha se ylli i filmave u lirua pasi u mbajt më shumë se 2 orë.
“Arnoldi u ndalua për tre orë sot në aeroportin e Mynihut për shkak se udhëtoi me një orë që do e nxjerrë në ankandin e bamirësisë së tij për krizën klimatike, nesër në Kitzbuhel (në Austri),” tha një burim i afërt me aktorin për CNN.
Aktorit nuk iu kërkua të plotësonte një formular deklarate dhe ai iu përgjigj sinqerisht çdo pyetjeje nga doganierët, tha burimi.