Një aksident ka ndodhur sot në Pukë ku një automjet ka devijuar nga rruga për shkak të lagështirës dhe ka rënë në lumin Fan.
Rreth orës 12:15, në fshatin Hadroj, dyshohet se për shkak të lagështirës nga shirat, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan, automjeti me drejtues qytetarin Z. N., 60 vjeç dhe ku ishte pasagjer, djali i tij, shtetasi N. N., 24 vjeç.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur babë e bir.
Policia bën me dije se dy të lënduarit, të moshave 60 dhe 24 vjeç janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut.