Bardhi gjatë deklaratës për media foli për dështimin e mbledhjes së Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Teksa foli për faktin se opozita nuk e pengon miratimin e Reformës Zgjedhore por Edi Rama dhe mazhoranca kërkojnë t’i hedhin sy shqiptarëve.
Bardhi tha për mediat se grupi i deputetëve të tij dhe të Rithemelimit, nuk pranojnë përfaqësimin e tyre nga Alibeaj.
“I kemi gati propozimet tona për Reformën Zgjedhore por duhet që fillimisht t’i rikthehet legjitimiteti këtij komisioni. Unë nuk mund të përfaqësohem në komision nga kolegë që nuk e kanë besimin tim. Ata mund të jenë përfaqësues të asaj pjese që kanë besim tek ata, por sa kohë nuk kanë shumicën dërrmuese, bëhet fjalë për 7 deputetë përballë 50 deputetëve. Na thuhet se këta 7 deputetë do kenë mundësi të vetos dhe bashkëkryetarit. Kjo është e papranueshme, mungesë e thellë e legjitimitetit. Kuvendi duhet t’i kthejë legjitimitetin komisionit të Reformës Zgjedhore. Bëjmë sikur mblidhemi për caktimin e agjendës dhe më pas e lëmë në harresë”- tha Bardhi.
Bardhi për Reformën Zgjedhore: Duan t’u hedhin shqiptarëve hi syve