-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

De Rossi debutim ëndrrash në “Olimpico” me Romën

Kryesoret

De Rossi e ka nisur me një fitore aventurën e tij si trajner i Romës. Kryeqytetasit e Italisë morën një fitore 2-1 në Olimpico përballë Veronës.

Protagonisti i parë i sfidës ishte El Shaarawy i cili në 25 minuta dhuroi dy asistime për të tijt.

Fillimisht Lukaku realizoj në të 19-ën dhe më pas Pellegrini dyfishoi avantazhin. Roma preferoi të menaxhojë rezultatin dhe rrezikoi jo pak.

Skuadra nga Verona shpërdoroi mundësinë e artë për të ngushtuar shifrat. Sulmuesi boshnjak Djuric gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke dërguar topin mbi traversë.

Në të 76-tën, Verona u fut në lojë me golin e Michael Folorunsho, pa i ndryshuar dot rrjedhën e fatit kësaj sfidë. Ky nuk ishte takimi i vetëm për sonte në elitën e kampionatit italian. Milan sfidon Udinesen në transfertë, sfidë kjo që fillon në orën 20.45.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit