Leverkusen duket se e ka mendjen e ndarë këtë sezon, do jetë një pretendente për titull deri në frymën e fundit.
Djemtë e Rose arritën një fitore me përmbysje 2-3 ndaj Leipzig.
Simons shënoi menjëherë duke lënë në disavantazh Xhakën me shokë, të paktën deri në fillimin e pjesës së dytë ku gjetën barazimin me Tella-n.
Gjithsesi, vendasit prishën ekuilibrat shumë shpejt me Opendën. Të besuarit e Xabi Alonsos nuk u dorëzuan dhe sërish dhanë sinjale se jo më kot janë në krye të kampionatit. Tah shndërroi në gol një asist të Hofmann, në të 63-tën.
Minutat e mbetura ishin të luftuara nga të dyla palët, ndihmuar edhe nga spektakli i garantuar nga tifozët në shkallët e stadiumit Red Bull Arena (Leipzig).
Në shtesë, Leverkusen iu fal goli të Hincapie P. për të marrë fitoren, rezultat që i çon në kuotën e 48 pikëve në vendin e parë. Leipzig është në zonën Champions, në vendin e katërt me 33 pikë.