Nga kërcimi i egër te tmerri, në pak sekonda.
Një video, e publikuar nga “La Nazione”, tregon momentet në të cilat papafingo në Pistoia ra gjatë një dasme, dhe dyshemeja përpiu të ftuarit që po kërcenin.
Një humnerë e vërtetë që hapet nën këmbët e një grupi të ftuarish, ndërsa të tjerët mbeten të tronditur nga skena.
Nga shembja mbetën të plagosur 39 persona, disa prej të cilëve janë ende në spital. Fatmirësisht, jeta e askujt nuk është në rrezik.
Prokuroria po heton. Videoja me kohëzgjatje 15 sekonda gjendet në dokumentet e hetimit pasi çifti ka bërë kallëzim.