Policia ka njoftuar zyrtarisht për sa i takon eshtrave të gjetura mbrëmjen e sotme në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”.
“Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”, në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane. Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë.
Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbejtje të tjera kockore. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti”- thuhet në njoftimin e policisë.