13 vite nga 21 Janari me 4 viktima në bulevard. Gazetari Ferdinand Dervishi bëri një skaner të të gjitha veprimeve që bëri Sali Berisha për të prishur dhe manipuluar provat.
“Sali Berisha sulmoi prokuroren dhe presidentin, akuzoi opozitën për vrasje me çadra pistoletë, akuzoi gazetarët për puç, nuk lejoi prokurorinë që të hetonte, mbylli dyet e kryeministrisë. U fshinë kamerat e kryeministrisë.
Fillimisht u tha se nuk ka server fare. U mohua që të ketë server për radiot e gardës. Tjetër. Nuk u dha armatimi i gardës për ekspertim. Nuk u zbatuan urdhrat e policisë për arrestimet. 18 ditë. Këtu u bë loja e madhe. U fshinë provat brenda kryeministrisë. Laboratori ynë kriminalistik nuk nxori asnjë provë.
Por i nxorën amerikanët. Drejtori i spitalit ushtarak tha se janë vrarë nga afër. Njëri nga ekspertët e kriminalistikës merrte ashklat për të orientuar idenë e rikoshetës, që emetua nga shteti i kohës dhe që gjykata e pranoi si të tillë. Berisha thoshte pas ngjarjes, se “një prokurori e përgjegjshme vepron dhe jep zgjidhje, por kur kjo nuk ndodh, atëherë ka gjithmonë rrugë të tjera”. Atëherë Berisha e përjashtoi prokurorinë me këtë deklarim.
Si rezultat, cfarë patëm? Të gjithë deputetët e PD-së ishin te spitali Ushtarak. Kanë bërë punën e tyre. Dhe rezultati i punës së Berishës ishte se i nxori vrasje nga pakujdesia. Në lartësinë e trupit të njeriut kishte 26 goditje, po hapësirat mes shufrave të hekurave? I bie mbi 100 goditje. Këtu nuk ka të shtëna në ajër por të drejtpërdrejta” tha ai.
Më pas renditi gabimet e socialistëve. “Në 2014 Tahiri me iniciativën e vet, shkund policinë për të bërë një hetim për mos zbatimin e urdhrave nga policia, zinxhiri komandues që ishte atë kohë, ishim 3 vite pas ngjarjes dhe arrihet në konkluzionin që duke mos u zbatuar urdhrat e arrestit për 18 ditë u zhdukën dhe u prishën provat.
Kjo i është çuar prokurorisë që drejtohej nga Llalla edhe sot nuk është marrë vesh se çfarë u bë me këtë raport. Socialistët nuk e kanë vrarë mendjen se çfarë u bë me këtë dosje. Më pas vjen ministër, Sandër Lleshaj dhe sot vijnë në krye ata që ishin atë kohë, grupi “Çiftelia” dhe hodhën në rrugë Arben Frashërin.
Në 11 Nëntor 2023 Balla, thotë “Rrumbullaku po merret me hetimet për përgjegjësinë e shtetit në 21 Janar”. Rrumbullaku që atëherë ka qenë zv/ drejtor i policisë së shtetit tani do të hetojë Rrumbullakun drejtor. Këta janë tmerr, për të qeshur dhe për të qarë” tha ai.