-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Largohu nga vajza ime”! Dosja e mjekut që mori 16-vjeçren për grua të katërt: I bëri lavazh…

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore ndaj mjekut Dervish Hasi, i cili akuzohet nga prokuroria për veprat penale të pornografisë dhe marrëdhënies seksuale me të mitura. Në dosje theksohet se kallëzimi është bërë në komisariatin numër 1 në Tiranë nga i ati i vajzës 16-vjeçare. Babai ka denoncuar mjekun se është në një marrëdhënie me të bijën prej dy vitesh. Ai pretendon se 42-vjeçari ka bërë lavazh truri 16-vjeçares, pasi dhe kjo e fundit nuk pranon të ndahet prej tij.

“Prindërit shprehen se nuk kanë dyshime të arsyeshme nëse mjeku ka kryer mardhënie seksuale me vajzën. Të dy prindërit deklarojne se i kanë kërkuar mjekut të mos ketë asnjë marrëdhënie me vajzën e tyre dhe për shkak se vajza ka shfaqur edhe probleme shendetësore, si ato të shëndetit mendor, të dy prindërit dyshojnë se mjeku mund t’i ketë berë lavazh truri vajzës së tyre.

Ata i kanë kërkuar disa herë mjekut të mos kishte me kontakte me vajzën, ndërsa vajza gjithmonë e ka refuzuar moskontaktin me mjekun, duke u shprehur se nëse do ndahej prej tij, do të vriste veten”, thuhet në dosjen e prokurorisë sipas Euronews.

Vajza në deklaratën e saj ka pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e të dyve. Ajo tha se është besimtarë dhe është indoktrinuar se mashkullit i lejon feja të ketë disa gra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit