Burime pranë drejtorisë së MSZH në Bashkinë Berat njoftojnë se një banesë është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar e gjitha.
Vendodhja e banesësë është në lagjen Uznovë ku edhe fqinjët kanë njoftuar repartin MZSH sapo kanë parë flakët në banesë.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar reparti zjarrfikëses, i cili është përpjekur për të vënë flakët nën kontroll pasi pranë banesës ndodhen edhe banesa të tjera.
Tre mjete zjarrfikëse janë përdorur për të fikur përfundimisht zjarrin në banesën e përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht në banesë nuk ndodhej njeri pasi familjarët e banesës ishin në Spitalin Rajonal Berat pranë familjarit të tyre të sëmurë.
Shkaku i zjarrit sipas të dhënave paraprake ishte soba drurit ku flakët kishin dalë nga soba duke përfshirë ambientin e më pas gjithë banesën.