-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hasmëritë e vjetra apo kokaina në Belgjikë, lidhja me Dritan Rexhepajn në Ekuador, pse u vra djali i ‘buzëderrit’?

Kryesoret

Gëzim Sinomati, nuk ishte përmendur kurrë në Vlorë për veprimtari kriminale. Por, babai i tij përbën një prej emrave më të frikshëm në atë qytet. Kjo, i jep kuptim realizimit të një atentati kaq të sofistikuar. Viktima, ishte djali i Sokol Sinomatajt, një prej njerëzve më të afërt të Gazmir alias Gazmend Brakajt, banditit famëkeq të vitit 1997 i njohur me nofkën “Gaxhai”.

‘Nuk është përfshirë askund, nuk ka rekorde askund, kjo bënë që në Vlorë janë prishur rregullat’ u shpreh Artan Hoxha, gazetar

‘Sigurish flasim për motive të freskëta, të reja, nga linjat aktuale dhe dyshohet edhe rastet e fundit, apo edhe atenati mund të jetë për shkaqe apo motive shume të freskëta jo vetëm të të ndjerit apo edhe perosnave të tjerë të përfshirë’ u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço

Sokol Sinomataj, i njohur me nofkën “buzëderri”, dyshohet se ka krijuar një grup trafiku në Belgjikë, pavarësisht se ndodhej në qeli në Shqipëri. Ekzekutimi i të birit, po hetohet për hasmëritë e shumta që Sinomataj ka krijuar në kuadër të bandës së Gaxhait, por pista kryesore mbetet ajo e përplasjeve të reja në bizneset e errëta.

‘Në rast se një bandë e armatosur dje kishte për plaçkitje, gjobëvënie, për të vrarë kundërshtarët, sot janë kthyer në grupe të strukturuara kriminale që kontrollojnë trafikun e armëve. Shumë personazhe të këtyre bandave, në 2015-16 tentuan të hyjnë në tregun e drogës edhe duke qenë në burgim përmes telefonave të paligjshëm në burg’ u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci

Sipas të dhënave operative, dyshohet se grupi i “Buzëderrit” ka pasur përplasje për ngarkesa droge të humbura në Belgjikë. Mësohet se ata kanë krijuar lidhjet për nxjerrjen e kokainës nga porti. Kundrejt këtij shërbimi, marrin deri në 25 % të mallit si komision. Por, së fundi kanë qarkulluar informacione për disa mosmarrëveshje. Sasi droge që u përkisnin disa grupeve, dyshohet se ishin zhdukur.

‘Paranë e madhe që sjell kokaina ka bërë që të rendin nga fitimi se qëndrueshmëria apo besnikëria ndaj lidhjeve të gjakut apo grupeve. Po të shikosh, në Vlorë fijet herë pas here tërhiqen edhe nga zhvillimet larg, në Amerikë Latine, një lëvizje konjukturale atje, përkthehet me përplasje në Vlorë, një operacion i shkuar keq në Roterdam apo Antërpm përkthehet në përplasje në Vlorë’ u shpreh Artan Hoxha, gazetar.

Aleancat e Sinomataj, raporte me Rexhepaj në Ekuador

Fuqizimi i Sinomatajt nisi në vitin 2017. Ai, shfrytëzoi emrin dhe lidhjet e vjetra për të krijuar një grup të ri në Belgjikë. Sokoli kishte marrë leje nga burgu i Peqinit por sapo u lirua, u arratis. Së bashku me vëllain Bernardin, dhe djalin e ndjerë që në atë kohë ishte adoleshent, u zhvendos në Belgjikë. Sinomataj u arrestua sërish dhe së fundi ai vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

‘Tashmë ne kemi pikëpyetje shumë të mëdha për lidhjet e organizatave në Vlorë me grupe ndërkombëtare dhe kemi të panjohura për tregun për linjat, dhe rrethet e tyre bashkëpunimit në disa shtete evropiane, institucione nuk kanë verifikuar ende çfarë mbartin këta individë si konflikte nga jashtë dhe shkarkohen, ekzekutohen në Shqipëri’ u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço

Sipas informacioneve konfidenciale, “buzëderri” ishte një prej lidhjeve të afërta në linjat e trafikut që Gramoz alias Dritan Rexhepaj, kishte ngritur direkt nga Ekuadori. Buzëderri, njihej edhe për afrimitetin e krijuar vitet e fundit me një tjetër të fortë nga Vlora. Fjala është për shtetasin Sokol Rama, i cili prej vitesh është zhvendosur në Spanjë. Ky personazh, është i njohur për armiqësitë dhe përplasjet që ka pasur me pjesëtarë të ish bandës së Pusit të Mezinit në Vlorë.

Ramës i kanë ekzekutuar nënën Eleonorën disa vite më parë. Ajo ngjarje, dyshohej se lidhej me hasmëritë e vjetra me djemtë e familjes Muka nga grupi i Pus-Mezinit, që ka humbur disa pjesëtarë. Pavarësisht dyshimeve dhe shoqërimit për tu marrë në pyetje, nuk u gjetën prova që të implikonin palët në atentatet mes tyre. /Topchanel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit