Kryetari i bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari është dënuar me 9 muaj burg që i është konvertuar në finale me 150 orë pune në komunitet për shkak se nuk deklaroi një dënim të marrë nga drejtësia greke për shkelje të paligjshme të kufirit shumë vite më parë kur shkoi si emigrant.
Hajdari është mbrojtur përmes avokatit duke deklaruar se nuk ishte në dijeni. PD e denoncoi në prokurori. Drejtësia greke solli dokumentet dhe dënimin dhe SPAK e çoi në gjyq duke sjellë dënimin nga gjykata. KQZ në krahun tjetër e fali duke mos i hequr mandatin, por KAS e riktheu për shqyrtim.
Aavokati i tij Hajdarit, Theodhori Sollaku tha se ky vendim nuk ndikon në ushtrimin e detyrës së Hajdarit. “Gjykata dha përfundimisht një vendim dënimi duke e dënuar me 150 orë në komunitet. Duhet të merret vendimi i formës së prerë. Ne do të apelojmë. Sipas nenit 63 nuk figuron i denuar personi qe dënohet me pune ne komunitet”, tha ai.