-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjiknuri i bën thirrje opozitës: Mos pengoni, është në interesin tuaj

Kryesoret

Damian Gjiknuri ka dalë në një deklaratë për shtyp pas përfundimit të mbledhjes online të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Sipas tij ky komision është ngritur me të gjitha rrymat e parlamentit.

Ai thekson se mazhoranca është rehat në lidhje me këtë reformë, ndaj opozita që është më shumë e interesuar për këtë të mos e bllokojë.

“Veprime jo etike, vandale, e kanë pamundësuar mbledhjen e Reformës Zgjedhore. Ky komision është ngritur me të gjitha rrymat e parlamentit. Në përbërje ka disa flukse që përfaqësojnë të gjithë opozitën.

Pretendimit për veton është më shumë për të bllokuar, se nuk sjell ndonjë gjë tjetër. Ajo pengon njëanshmërinë, ndaj të mos i përmbaheni asaj.

Vullneti i mazhorancës është që t’i dëgjojë të gjitha palët. Flukset e opozitës të vijnë me propozime, te diskutohen edhe me eksperte te ODIHR dhe ti diskutojmë.

Mos e pengoni këtë reformë, është në interesin tuaj mbi të gjitha.

Mazhoranca mund të jetë e qetë për këtë komision, sepse është në pushtet dhe se mendon se është në përputhje me standardet Evropiane.

Ne kërkojmë që mbledhjet t zhvillohen normalisht, por do të punojmë patjetër edhe në rrugë të tjera sic është ajo online” tha Gjiknuri.

Gjiknuri ka shtuar se do të vazhdojë të insistojë për mbledhje fizike, por theksoi faktin se mjeti alternativ ekziston dhe ata që marrin iniciativa të tilla, ta harrojnë që mund ta bllokojnë.

“Unë e thash, preferoj mbledhjen fizike. Do vazhdoj të insistoj te kjo, ama mjeti alternativ mjafton. Ato që ndërmarrin iniciativa të tilla, ta harrojnë që do ta bllokojnë” shton ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit