Jetnor Zhaboli 35-vjeç u arrestua në Tiranë pasi sipas policisë mbante të ngujuar duke i “burgosur” në shtëpi nënën, gruan dhe dy vajzat 5 dhe 9-vjeçe. U kishte vendosur kamera, jo vetëm jashtë brenda dhe jashtë ambienteve, por edhe në tualet. Dyert ishin me sensor. Në një intervistë për “5Pyetjet.al” sociologia Entela Binjaku u shpreh se zanafilla e kësaj historie mund të ketë qenë mjaft më e butë.
“Mund të ketë nisur si skenë e zakonshme xhelozie dhe mund të jetë pranuar, toleruar, duruar dhe me kohën është bërë një lloj norme në atë familje. Me kalimin e kohës gjërat bëhen si normë dhe është shpresa që e mban familjen se me besimin do të përmirësohet.
Besoj se kjo është një nga arsyet që këto situata stërgjaten. Kur kanë filluar të vendosen kamerat, kjo grua e ka parë veten të pashpresë. Gruaja kishte tentuar për fat të keq edhe dhënien fund të jetës. Jo vetëm e kishte provuar dhe e kishte çuar në mendje, por si nënë, vëmendja e saj e fundit ishin fëmijët. Kjo tregon se komunikimi brenda familjes nuk ishte i rregullti” tha ajo.
Ajo u shpreh se më shumë se ngjarje kriminale kjo është një sjellje devijonte, çrregullim mendor. “Kur e dëgjova lajmin, ndjesia e parë ishte keqardhja. Një sjellje devijante duke kufizuar dhe prekur lirinë personale të familjarëve të tij.
Duke ndjekur si të gjithë qytetarët e tjerë zhvillimet, mendja më shkoi, se më shumë se sjellje kriminale, kemi të bëjmë me një sjelle devijonte si pasojë e çrregullimit mendor. Por presim të shohim ekzaminimet mjekësore. Mendoj se më parë duhet të kishte shkuar në shërbimin shëndetësor se në burg.
Përjetonte frikën e njerëzve që ndoshta mund të. ndihen sikur ishte i sulmuar, apo dikush do të shqetësonte atë apo familjen e tij. Si rezultat i këtyre frikërave dhe zëra të brendshëm ai kishte vendosur kamera deri në kufijtë e të paimagjinueshmes.
Ky nuk është një djalë me një sfond kriminal sesa një djalë me një sjelle të çrregulluar që instaluar kohë më parë, por tani ka dhënë pasojat e skajshme që kanë të bëjnë me këtë kufizim lirie dhe frikë të përhershme të tij se dikush mund t’i bënte keq.
Duhet të përçojmë tek njerëzit kujdesin për shëndetin mendor, nuk duhet neglizhuar asnjë simptomë për të mos u rënduar. Sëmundjet e shëndetit mendor janë të fshehura por manifeston në raportin e atij individi me të tjerë” tha ajo.
Ishte vajza e madhe që zbuloi makthin brenda mureve të shtëpisë. “Vajzat janë të vogla. Vajza 9-vjeare ishte ajo që e rrëfeu me dhimbje dhe ngashërim këtë që nëna e saj po kalonte. Kjo tregon se ai fëmijë është mjaft i përshirë emocionalisht në këtë situatë të pazakontë” tha sociologia për “5Pyetjet.al”.
“Dëgjonte zëra”! Sociologia te “5Pyetjet.al”: Pse e “burgosi” burri familjen me kamera në tualet?