-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Holanda, interes në bujqësi, bulmet, energji dhe infrastrukturë

Kryesoret

Investitorët nga Holanda vijojnë të jenë të interesuar për Shqipërinë, kryesisht në sektorë si bujqësia, bulmeti, energjia dhe infrastruktura.

Ambasada e Holandës iu përgjigj interesit të “Monitor” për mundësinë e përmirësimit të klimës së biznesit ku sipas saj, referencë në funksion të kësaj duhet të jetë raporti i fundit i Komisionit Europian.

Lidhur me bumin turistik të Shqipërisë, ambasada nënvizon se kjo është reflektuar edhe te numri i vizitorëve të këtij vendi drejt Shqipërisë, i cili është rritur vazhdimisht nga viti në vit.

Kompanitë nga Holanda (me aksionerë nga Holanda) mbeten në krye të listës së investitorëve të huaj në vend. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregonin se investimet holandeze për 6-mujorin ishin 125 milionë euro, apo 18% e totalit. Ju si ambasadë, si e vlerësoni interesin që kompanitë kanë për Shqipërinë nga feedback që merreni çdo ditë? Cilët janë sektorët ku kompanitë shfaqin më shumë interes?

Shifrat mbi tregtinë mes Shqipërisë dhe Holandës kanë pasur rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Të dhënat zyrtare vjetore për vitin 2023 do të jenë në dispozicion së shpejti, por interesi mbetet i lartë në sektorë si bujqësia, bulmeti, energjia dhe infrastruktura.

Shqipëria ofron mundësi si për pozicionin e saj gjeografik, edhe për kontekstin aktual gjeopolitik. Në lidhje me mundësitë për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri, ne sugjerojmë që të hedhim një vështrim në vlerësimin e bërë nga

Komisioni Europian në raportin e tij të fundit për Shqipërinë si pjesë e paketës së zgjerimit (shih paketën e zgjerimit 2023 (europa.eu).

Vitet e fundit, ne kemi kontribuar gjithashtu në diskutimet për klimën e biznesit nëpërmjet përfshirjes sonë në Javën e Integritetit. Kjo javë u riorganizuar në datat 1-13 dhjetor 2023.

Viti 2023 e ka vendosur Shqipërinë, si kurrë më parë, në krye të titujve në mediat ndërkombëtare për shkak të turizmit. A mendoni se ky vizibilitet i ri i Shqipërisë që nis nga turizmi ka sjellë interes të shtuar të investitorëve për vendin në tërësi, jo vetëm në dimensionin turistik?

Turizmi nga Holanda gjithashtu ka shënuar rritje. Numrat nga autoritetet shqiptare në vitet 2021 dhe 2022 tregojnë se interesi i turistëve holandezë për të eksploruar Shqipërinë është vazhdimisht në rritje.

Cilat janë disa nga aspektet që mendoni se janë pika të forta të Shqipërisë, të cilat edhe mund të tërheqin investime të huaja në vend? Po një apo disa aspekte që mendoni se kanë nevojë për më shumë vëmendje (gjithmonë nëse ka) në mënyrë që ta bëjnë më të mirë klimën e biznesit në tërësi?

Shkurtimisht, ne kemi parë një rritje si në tregti, edhe në turizëm gjatë viteve të fundit. Natyrisht, të dhënat e 2023 si për tregtinë edhe për turizmin do të bëhen të disponueshme vetëm në vitin 2024 dhe ne do të ishim më se të lumtur të ofrojmë analiza të mëtejshme ose t’u përgjigjemi pyetjeve sapo të marrim këto të dhëna.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit