Tetë gola, spektakël dhe polemika pa fund. Barcelona u shtang në shtëpi duke humbur përballë Vijarealit. Më i rëndë ishte fakti që pësoi plot pesë gola.
Xavi u mposht 5-3 me dy gola të pësuar në sekondat e fundit të shtesës dhe më pas njoftoi largimin në fund të edicionit. Me këtë humbje, Barcelona e sheh veten plot 10 pikë pas Real Madridit kryesues.
Real Madrid fitoi me përmbysje ndaj Las Palmasit duke komanduar kampionatin spanjoll të futbollit. Munoz mposhti portierin Lunin në pjesën e dytë duke shtangur miqtë.
Por Reali i mësuar me përmbysjet nisi misionin. Vinicius Junior dhe Tchouameni arritën që të çojnë topin në rrjetë dy herë duke marrë tre pikët e plota.