-sidi education-spot_img
22.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedonia e Veriut me kryeministrin e saj të parë shqiptar, Telat Xhaferi!

Kryesoret

Për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, në krye të qeverisë do të qëndrojë një shqiptar.

Telat Xhaferi deri pak dit më parë ishte kryetar i Parlamentit, ndërsa tani do të marrë detyrën për të drejtuar qeverinë teknike.

Talat Xhaferi ka dorëzuar në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë teknike, e cila do të ketë për detyrë të organizojë edhe zgjedhjet e dyfishta, ato parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen më 8 maj.

Seanca e sotme, 28 janar, për votimin e kryeministrit të parë shqiptar dhe qeverisë së tij pritet të nisë rreth orës 11:00. Parlamenti do të debatojë lidhur me programin dhe kabinetin e Talat Xhaferit, ndërsa deri në mesnatën e së dielës pritet të votohet dhe miratohet qeveria teknike.

Në një fjalim drejtuar kombit, kryetari i Bashkimit Demokrat për Integrim, Ali Ahmeti, e quajti një ditë historike për shqiptarët.

“Kjo ditë është historike se po bëhemi shtet me shoqëri të barabartë. Do të marrim përgjegjësinë për t’i prirë”, tha Ahmeti.

Kjo do të jetë qeveria e tretë teknike pas marrëveshjes së vitit 2015 që synonte të pengojë manipulet në zgjedhje, duke emëruar përfaqësues të opozitës në kabinetin qeveritar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit