Mbreti Charles III ka kaluar ditën e dytë të shtrimit në një klinikë në Londër, pas operacionit të prostatës, ku ka pritur për vizitë bashkëshorten e tij Camilla.
Menjëherë pas operacionit, Mbretëresha Camilla u tha njerëzve brenda klinikës se gjendja e Monarkut ishte e mirë.
“Ai po është mirë, faleminderit”, u tha Camilla njerëzve brenda spitalit, raportojnë mediat e huaja.
Famija mbretërore njoftoi diagnozën e hipertrofisë së prostatës javën e kaluar, për të lehtësuar kontrollin për këtë patologji shumë të zakonshme tek meshkujt e një moshe të caktuar dhe përgjithësisht jo serioze, dhe këmbënguli në natyrën rutinë të kësaj procedure që prek “mijëra meshkuj çdo vit”.
Mbreti, i cili pasoi në fron nënën e tij Elizabeth II në shtator 2022, anuloi disa angazhime publike javën e kaluar për të pushuar.
Pas operacionit, ai do të duhet të qëndrojë në vëzhgim për “një periudhë të shkurtër” rikuperimi, kohëzgjatja e së cilës nuk është specifikuar.