-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafikonin heroinë nga Holanda në Francë, nis gjyq për shqiptarët, në pranga dhe një grua

Kryesoret

18 persona akuzohen se kanë marrë pjesë në trafik heroine. Ata operuan në Ille-et-Vilaine, por edhe në rajonin e Nicës.

Pas gati dy vitesh hetime, një operacion u krye në mars 2021. U mobilizuan më shumë se 150 policë, nga shërbime të ndryshme: ushtarë nga seksioni i kërkimit në Rennes, por edhe nga Marseja, nga dega GIGN e Nantes ose toga e ndërhyrjes të skuadronit të lëvizshëm të xhandarmërisë Mayenne. Ky operacion i madh rezultoi në arrestimin e 16 burrave dhe një gruaje, të moshës 19 deri në 57 vjeç.

Hetuesit evokojnë një rrjet të vërtetë, “të orkestruar nga shtetas shqiptarë të vendosur në territorin kombëtar, në lidhje me rrjetet lokale, veçanërisht në Ille-et-Vilaine dhe në rajonin e Nicës”, nënvizon Philippe Astruc. Në paraburgim ndodhen tre persona, mes të cilëve edhe kreu i kësaj organizate. Tre të pandehur tashmë janë dënuar për trafik droge. Të 13 personat rrezikojnë një dënim me dhjetë vjet burg, një dënim i dyfishuar për përsëritësit e veprës penale. Janë lëshuar edhe pesë urdhër-arreste për autorët e arratisur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit