Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:23 .
Sipas zëdhënësit të policisë, Baki Kelani janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.
“Më datën 30.01.2024 rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë (Bresje).
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.
Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF”, ka thënë Kelani.
Tutje Kelani ka thënë se lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e autostradës.