Marina Duhani ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetares së këshillit bashkiak në Shkodër, detyrë të cilën e mori në korrik të 2023. PS ishte gati për shkarkimin e saj por mesa duket Duhani është larguar vetë
Ajo pritet të emërohet në një tjetër institucion në Tiranë ndërsa është edhe drejtuese kabineti e PSD-së dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 2021.
Socialistët kanë gati procedurat dhe emrin e ri që do të zëvendësojë detyrën e Duhanit.
Postin do e marrë Edmond Ndou, drejtues i grupit të këshilltarëve të PS në qytetin e Shkodrës dhe një nga njerëzit i cili ka drejtuar disa institucione të rëndësishëm në sektorin publik dhe privat.
I diplomuar për drejtësi, Ndou ka qenë më herët drejtues i Hipotekës në Shkodër, këshilltar i kryetarit të bashkisë, si dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e viteve 2017 dhe 2021.