Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor me anë të një komunikimi publik ka njoftuar rritjen e çmimit të tarifave për marrjen e patentës.
Në komunikim bëhet me dije se, sipas analizës së hollësishme rezulton se shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, duke eliminuar detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimeve indirekte nuk mund të konsiderohet si rritje tarifash, por një kursim mesatar prej 4,170 lekë për qytetar në vit.
“Nga një analizë e hollësishme rezulton se shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, duke eleminuar detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimeve indirekte (përllogaritur këtu në 7,569,450 kilometra vajtje/ardhje, 529,862 litra karburant, 12,616 ditë pune/vit kohë e shpenzuar), nuk mund të konsiderohet si rritje tarifash, por përkundrazi rezulton një kursim mesatar prej 4,170 lekë për qytetar në vit,” thuhet në komunikim.
Vendimi për ndryshimin e tarifave për shërbimin e lejeve të drejtimi , hyn në fuqi më datë 5 shkurt 2024.