-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërndanin heroinë dhe kokainë në Elbasan, në pranga 4 të rinj

Kryesoret

Katër persona janë arrestuar sot në Elbasan pasi janë kapur duke shpërndarë kokainë dhe heroinë.
Policia njofton se 3 prej të arrestuarve janë me precedent të mëprashëm penalë.

Në lagjen “Skenderbej”, shërbimet e Forcës Operacionale konstatuan personat me iniciale E. P., 30 vjeç, M. B., 33 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të tre banues në Elbasan, të cilëve gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në ambientin ku ata po qëndronin, iu gjetën doza të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë.
Gjithashtu, po për këtë rast u referuan materialet në prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për personin L. Xh., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pasi e siguronin lëndën narkotike, e ndanin në doza, të cilat i shitnin në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme të qytetit të Elbasanit.

Dozat e lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë dhe 1 automjet që dyshohej se përdorej për këtë veprimtari kriminale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit