Shuhet në moshën 76 vjeçare diplomati dhe gazetari Fatmir Kumbaro. Ai lindi në Tiranë më 5 dhjetor të vitit 1948. I diplomuar për jurist kreu detyra të rëndësishme në fusha të ndryshme.
Kumbaro ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës në fakultetin juridik, ishte gazetar në gazetën ‘Zëri i Popullit’, drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit në vitin 1991, më pas ambasador i Shqipërisë në Maqedoni e Bullgari dhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kumbaro gjithashtu ka mbajtur dhe detyra të tjera të rëndësishme në Partinë Socialiste të Shqipërisë.