Kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Dragana Miletiç. Dyshohet se shkarkimi i nënkryetares ka ardhur pas dyshimit se ka poseduar substanca narkotike.
“Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit të pozitës së saj si nënkryetare dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në vendim e nënshkruar nga kryetari Hetemi.
Ky shkarkim erdhi pas një videoje ku nënkryetarja bashkë me stafin shihej duke konsumuar lëndë narkotike gjatë orarit të punës.