Kohë më parë u përfol për një krizë që po kalonte çifti i artistëve Xhensila e Besart Kallaku, por me lindjen e vogëlushes duket se zërat u shuan.
Sipas “Artistët Shqiptarë” dyshja kanë nisur procedurat e divorcit.
Arsyjet deri tani nuk dihen, megjithatë kjo gjë konfirmohet edhe në Instagramin e Xhensilës, pasi ajo nuk e ndjek më Besin, madje ka fshirë edhe të gjitha fotografitë me të.
Në ambiente publike këngëtarja është parë në gjendje jo të mirë, për shkak të periudhës që po kalon. Xhensila nuk u pa as në dasmën e kantautorit Irkenc Hyka i cili është mik i ngushtë i familjes Kallaku.
Kujtojmë që Xhensila dhe Besi janë prindër të dy fëmijëve.