15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

2 banesa në Gramsh shkrumbohen nga flakët, zbardhen detajet

Kryesoret

Dy banesa në Gramsh, në fshatin Kukur u përfshinë dje nga flakët. Si pasojë e këtij zjarri u shkrumbuan të dyja banesat.

Fillimisht, flakët ranë në njërën nga banesat si pasojë e një shkëndije elektrike dhe më pas kanë përfshirë edhe banesën ngjitur saj.

Teksa banesa po digjej Zaim Meçi u fut mes flakëve për të shpëtuar mbesën e tij 8-vjeçare e cila ndodhej brenda.
“Isha me bagëti aty afër banesës kur pashë që në çatinë e shtëpisë dilnin shtëllunga tymi e flakë, shkova aty dhe pashë që njerëz me kova uji mundoheshin të fiknin flakët, pjestarët e familjes time që qanin e ulërinin ishte një tmerr.

Dikush më tha që është një fëmijë brenda, nuk kuptoheshin të qarat e mbesës brenda, jam lagur me ujë e me një lëkurë bagëtie u futa mes flakëve. Shkova tek dhoma ku mbesa qante e strukur nën një tavolinë buke, as vet se di sesi dola. Falenderoj Zotin që mbesa shpëtoi”, ka rrëfyer gjyshi.

Ai shprehu se ka mbetur vetëm me rrobat e trupit tani ndaj kërkoj ndihmë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit