Katër të rinj kishn lënë një takim në qendrën tregtare në Tiranë ku do të shkëmbenin kanabis, por u kapën mat nga policia e Tiranës.
Në momentin që ishin gati për të shkëmbyer 16.2 kg kanabis, në parkingun e një qendre tregtare në Tiranë, policia ka ndërhyrë duke bërë arrestimin e tyre. Siç shihet edhe në këto pamje, të rinjtë e kishin futur kanabisin në thasë të zinj në bagazhin e makinës, ndërsa vihet re edhe momenti i arrestimit, ku shtrihen në tokë nga uniformat blu.
Kanë rënë në pranga Demokrat Dylgjeri, 32 vjeç, Haziz Zylfa, 23 vjeç, Vladimir Kani, 23 vjeç, dhe Hyxhers Mete, 23 vjeç.
Vladimir Kani dyshohet se ishte pronar i sasisë së lëndës narkotike që u kap në një qendër tregtare në Tiranë. Droga u kap në makinën e tij Audi A3, ndërsa 3 personat e tjerë, Demokrat Dylgjeri, Haziz Zylfa dhe Hyxhers Mete ishin blerës, që më pas do e shisnin në grupe të tjera.
Demokrat Dylgjeri
Hyxhers Mete
Haziz Zylfa
Vladimir Kani