Qeveria ka ndërmarrë një tjetër hap për tu distancuar dhe zhveshur nga çdo privilegj ish-zëvendës kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj. Top Channel shkruan se drejtoria e Çështjeve konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i ka drejtuar një kërkesë të gjitha misioneve diplomatike dhe konsullatave shqiptare në botë.
Njoftohen për shpalljen të pavlefshme dhe jashtë qarkullimit të pasaportës diplomatike të Arben Ahmetajt, e cila kishte vlefshmëri deri në vitin 2033. Ministria e Punëve të jashtme e bazon nxjerrjen të pavlefshme të pasaportës diplomatike të Arben Ahmetajt në vendim e qeverisë të 2019-tës për “Kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe atyre të shërbimit”.
Kjo lëvizje e qeverisë vjen vetëm dy javë pasi vendi Arben Ahmetajt si deputet u zëvendësua nga Plarent Ndrecaj. Ish-numri dy i qeverisë shqiptare është vënë nën akuzë nga SPAK si i dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në Korrik të vitit të shkuar Kuvendi i dha SPAK aprovimin për arrestimin e Ahmetaj por ai për ti shpëtuar përballjes, me arrestimin zgjodhi të largohej nga Shqipëria.