Janë vendosur në pranga 2 persona të cilët transportonin me furgonë, mallra me vlerë rreth 50.000 euro, pa fatura tatimore.
U kapën në flagrancë I. O., 29 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Nange, Kukës.
Në furgonët që drejtonin ata shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallra të ndryshme (produkte farmaceutike, kozmetike, ushqimore dhe bizhuteri floriri), me vlerë totale rreth 50 000 euro, të papajisura me fatura tatimore.
Policia sekuestroi 2 furgonët dhe mallrat e llojërave të ndryshme.