Ludjan Zaimi, polici i cili vrau kolegun e tij Çaush Saliasin në komisariatn nr.3 në Tiranë, iu ul dënimi me 5 vite burg.
Ai ishte dënuar me 35 vite burg por me vendimin e Gjykatës së Apelit tani do e vuaj heqjen e lirisë për 30 vite.
Gjykata rikualifikoi veprën penale nga vrasja e punonjësit të policisë në vrasje me paramendim duke ulur kështu dënimin.
Ludjan Zaimi ka pretenduar se kolegu i tij Çaush Saliasi, e fyente dhe bullizonte gjatë gjithë kohës. Ai ka pretenduar se kanë pasur vazhdimisht debate me Saliasin për mënyrën se si ai sillej me të.