-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Babi erdhi në krevat”! Dëshmia te “5Pyetjet.al”: Si e vrau burri gruan në sy të vajzës

Kryesoret

Komuniteti shqiptar në Florida u trondit pak ditë më parë kur Renato Muhaj masakroi me thikë bashkëshorten e tij me të cilën jetonin të ndarë prej dy vitesh, Suela Saliaj 32 vjeç. Përfaqësuesi i shoqatës Vatra, Tasim Ruko në një intervistë me “Skype” për “5Pyetjet.al” rrëfen bisedën me të atin e së ndjerës dhe njohjen prej vitesh.

Ishte një ngjarje makabre që ndodhi me vrasjen e vajzës së tyre. Ishin 16 vite në Amerikë. Kam pasur marrëdhënie të mira. Ata janë njohur sepse janë të dy nga Mallakastra.

Çifti në dy vitet e fundit nuk ka pasur marrëdhënie të mira, sepse ky, autori sipas prindërve të Suelës, djali ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe kjo ishte arsyeja që ishin ndarë prej dy vitesh.

Ajo i kishte dhënë shansin që nëse i pret këto vese do të rikthehemi prapë bashkë. Kishin shoqëri, sepse ishte vajza  në mes. Vinte cdo fundjavë që takonte vajzën. Por këtë të hënë në orën 3 të mëngjesit ndodhi kjo.

Debati dhe goditi prindërit në 2 të mëngjesit nën ndikimin e lëndëve narkotike. Pasi dhunoi prindërit erdhi tek banesa e ish-gruas dhe e masakroi me thikë në sytë e vajzës 8-vjeçe dhe i mori jetën.

Jemi të gjithë të shqetësuar. Ishte shumë ngjarje e rëndë për të gjithë komunitetin dhe familjen. Ne si komunitet i qëndrojmë pranë familjes Saliaj” tha ai. “Suela punonte në bankë, ishte menaxhere në Florida” vijon më tej intervista.

Për autorin që mund të dënohet me vdekje tha se “e kanë izoluar, nuk dimë asgjë për atë. Florida e ka dënimin kapital me vdekje. Tani nuk i dihet, mund të dënohet edhe me vdekje, burg përjetë, ose nëse ka probleme mendore shëndetësore mund të jetë më i lehtë dënimi”.

Por si e morën vesh ngjarjen prindërit? “Kanë qenë afër me vajzën, 20 metra larg. Nuk u shkonte mendja. Ai (Renato) vinte në shtëpi sa herë donte, sepse kishte edhe çelësin. Ngjarjen e mori vesh përmes komshinjve.

Fillimisht ishte rrëmbimi i vajzës dhe në cdo telefon në gjithë Amerikën të vjen një sinjal që është rrëmbyer një fëmijë. Ka shprehur gjëra të vogla, por asnjëherë nuk e dinte, kujt i shkonte mendja se do të kalonte në këtë ekstrem”.

Tasim Ruko rrëfen se çfarë u ka treguar mbesa prindërve të Suelës për momentet dramatike kur i ati i vrau nënën. “Vajza e vogël 8-vjeçe e tregon shumë bukur çfarë kishte ndodhur, njerëzit janë të shokuar. Vajza ka deklaruar se erdhi babai në krevat në 3 të mëngjesit dhe i preu kokën me thikë mamit.

Vajza deri tani është mirë. Është një traumë ajo që pa vajza 8-vjeçe. Nuk ka pasur ndonjë shenjë që të merrte masat kjo. Pastaj ne shqiptarët i mbajmë për brenda gjërat, duam të ruajmë familjen” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit