-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja nga ngjarja në Korçë/ Çfarë ndodhi një ditë para tragjedisë?

Kryesoret

Djali i të moshuarës, njëkohësisht vëllai i shtetases tjetër të vdekur, jashtë kamerave, ka treguar se ditën e shtunë ka biseduar me të motrën.

Ditën e shtunë, vajza ka çuar në spital nënën për shkak se kishte oksigjenin e ulët.

Atje i kanë thënë që ta shtrojnë të moshuarën, por vajza ska pranuar ta shtrojë në spital. Janë kthyer në banesë dhe më pas nuk dihet asgjë çfarë ka ndodhur.

Mësohet se nënë e bijë jetonin bashkë në këtë banesë, e moshuara ishte e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte. Për nënën kujdesej vajza e saj.

Sipas policisë dyshohet se vajza e saj mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi reagimi. Nga grupi hetimor bëhet e ditur se banesa ishte plotësisht e mbyllur nga brenda. Sipas grupit hetimor të dyja kanë pësuar vdekje natyrale, teksa dyshohet se e para ka ndërruar jetë vajza.

Tragjedia në Korçë! Djali erdhi nga Greqi se nuk i hapnin telefonin dhe gjeti të vdekura nënën dhe motrën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit