Barcelona i dha një përgjigje të denjë kritikave të javëve të fundit, teksa fitoj këtë të shtunë 1-3 përballë Deportivo Alavesh.
Lewandowski dhe Gundogan shënuan dy herë për djemtë e Xavit, para se Omorodion të shënonte golin e vetëm të Alaves. Më pas Vitor Roque gjeti të tretin për Barçën, duke “vulosur” tri pikët.
“Engjëll dhe djall” braziliani, që u fut në fushë në minutën e 59-të dhe pasi shënoi golin e tretë për katalnasit u ndëshkua edhe me karton të kuq, të gjitha këto në harkun e 13 minutave.
Me 50 pikë Barça qëndron në pozitën e tretë në La Liga, shtatë pikë pas Real Madridit që prin renditjen. Alaves me 26 pikë mban vendin e 12-të.