-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çhelsea humbet me “poker” ndaj Wolves, Manchester United bind ndaj West Ham

Kryesoret

Këtë të diel po luhet java e 23-të e Premier Ligës Angleze.  Në Londër, Chelsea u mposht 2-4 nga Wolves, me “Ujqit” që i treguan djemve të Pochettinos se kanë shumë probleme këtë sezon. Manchester United siguroi tri pikë kundër West Ham duke e mundur 3-0 dhe kapërcyer në renditje. Në orën 17:30 Premier League kulmon me Arsenal – Liverpool, sfidë kjo për titullin.

Në “Old Trafford” Manchester United fitoi 3-0 kundër West Ham. Tifozët në “Teatrin e Ëndrrave” panë tre gola nga djemtë e ten Hag, që kaluan “Çekanët” në renditje. Hojlund në minutën e 23-të dhe Garnacho me dopietë në minutat 49 dhe 84 siguruan tri pikët e “Djajve”. Tanimë United me 38 pikë merr vendin e gjashtë, duke lënë West Hamin një pozitë dhe dy pikë më pak.

Chelsea vijon të zhgënjejë këtë sezon. Në “Stamford Bridge”, djemtë e Pochettinos u mposhtën 2-4 nga Wolves në një përballje që u duke se do fliste për Blutë, të cilët shënuan me Palmer pas 19 minutave lojë. Cunha dhe autogoli i Disasi përmbysën rezultatin në favor të miqve. Në pjesën e dytë ishte Cunha që shënoi dy herë të tjera për Wolves, para se Thiago Silva të shkurtonte diferencat në 2-4. Chelsea pëson humbjen e dytë radhazi dhe të dhjetën sezonale, duke mbetur me 31 pikë në vendin e 11-të, një pikë më pak se Wolves që e kapërcen në renditje.

Edon Zhegorova lë me “gojë hapur” Francën, gol nga 30 metra

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit