Pas tre ditësh është rikthyer në funksionalitet faqja zyrtare e INSTAT-it.
Grupi i hakerave iraniane ‘Homeland Justice’ sulmoi faqen e Institutit të Statistikave duke bërë që të dilte jashtë shërbimit.
INSTAT thekson se “nga ekzaminimet e para të kryer nga ekspertët e Teknologjisë së Informacionit, disa nga sistemet janë ndikuar nga sulmi”.
Hakrat deklaruan se morën në dorën të dhënat e Censusit, por INSTAT siguron publikun se “të dhënat nuk janë objekt i këtij sulmi pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim”.