Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se situata në Kosovë është shumë dramatike duke akuzuar Albin Kurtin për të cilin theksoi se “mund të ndezë gjithë rajonin”.
“Situata në Kosovë është shumë dramatike dhe tregon se kemi pasur të drejtë gjatë gjithë këtyre viteve kur kemi thënë se Kurti është faktori kryesor i destabilitetit, se është një fuçi baruti që mund ta ndezë gjithë rajonin”, tha Daçiç
“Serbia e udhëhequr nga presidenti do të bëjë të gjitha përpjekjet diplomatike për ta qetësuar situatën në Kosovë dhe për ta vazhduar dialogun. Ne jemi të përkushtuar për paqe dhe dialog, por sigurisht që nuk do të lejojmë shkeljen e të drejtave themelore të njeriut të popullit serb në Kosovë”, shtoi ai.