-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abuzoi me të miturën, Apeli kyç në burg mjekun me tre gra

Kryesoret

Gjykata e Apelit të Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Dervish Hasin. Mbi mjekun rëndojnë akuzat e “Trafikimit të të miturve” dhe “Pornografi”. Hasi u arrestua pasi shfrytëzonte një 16-vjeçare për një periudhë 2-vjeçare.

Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt, vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi.

E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe. 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video me përmbajtje për të rritur.

Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit