-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla në ceremoninë e kursantëve: Detyra juaj është sfiduese

Kryesoret

Ditën e sotme Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka qenë i pranishëm në ceremoninë e certifikimit të kursantëve në Policinë e Shtetit.

Balla theksoi se detyra e një polici është shumë e vështirë por duhet që çdo gjë të vijojë me kurajo.

“Dita e sotme është e rëndësishme në përballjen tonë me sfidën për të rinuar Policinë e Shtetit shqiptare. Policimi kërkon integritet, guxim dhe ndjenjë të thellë të detyrës. Nëse secili prej jush brenda vetes i ka këto cilësi atëherë jeni gati. Vijojeni me kurajo këtë përpjekje për tu bërë punonjësi i devotshëm i policisë së shtetit. Kemi nisur sot një rrugëtim të gjatë, por jam i sigurtë që do t’ju nderojë.

Do të vazhdojmë me programin e strehimit të punonjësve të policisë, të familjeve të reja të punonjësve të policisë. Duke filluar nga nesër do të merrni vendime të vështira. Detyra e policimit është përgjegjësi. Hetoni dhe parandaloni krimin, të mbroni qytetarët dhe shkelësit ti çoni para drejtësisë. Detyra që keni marrë është sfiduese do t’ju vendosë para dilemave dhe zgjedhjeve shumë komplekse që prekin jetën e njerëzve. Uniforma që mbani është simbol i besimit që shteti dhe publiku kanë vendosur tek ju”, tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit