Dita e djeshme nuk ka qenë edhe aq e mirë për Sarën pasi puntatën e Prime-it të mbrëmshëm ka hyrë ish i dashuri i saj.
Por si reagoi Sara kur mori vesh se banori më i ri do ishte ish-i i saj? Në një video, ku Endriku po prezantohej, shihej Sara e cila u habit dhe shokua, por tregoi para publikut me gjestet e saj, se është gati dhe pret që të fillojë loja.
Madje gjatë prezantimit të Endrikut, ajo shihet duke përveshur mëngët, një gjest ky që tregon se shumë gjëra do ndodhin brenda shtëpisë së BBV, duke krijuar një trekëndësh shumë interesant mes Endrikut, Sarës dhe Bardhit.
View this post on Instagram