-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lihen në burg 2 të akuzuarit për vendosjen e lëndës plasëse në zyrën e noteres

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg Real Zefin dhe Korrado Katanan të cilët janë të dyshuarit kryesor për vendosjen e lëndës plasëse në një zyrë noteriale e cila ishte në pronësi të Esmeralda Dautit.

Ndërkohë në seancë Katana ka mohuar dëshminë e dhënë në Prokurori lidhur me ngjarjen.
“Nuk kam lidhje me ngjarjen, as të kemi marrëdhënie të tillë me Real Zefin. Deklaratat i kam bërë nën presion dhe pa praninë e avokatit”, ka deklaruar Korrado Katana.

Ndërsa i dënuari tjetër nëpërmjet avokatit të tij pranoi ligjshmërinë e ndalimit por jo vijimin e masës.

“Nuk mund të ketë një masë shtrënguese kaq të rëndë vetëm mbi thëniet e një personi, për më tepër kur ky shtetas ka ndryshuar qëndrim. Nuk provohet përfshirja në ngjarje dhe nuk është i arsyeshëm qëndrimi në burg. Kërkoj lirimin kjo edhe për shkak të rrethanave familjare. Ka një fëmijë të mitur vetëm 2-vjeç me probleme shëndetësore si dhe bashkëshorten po me probleme shëndetësore që kanë nevojë për përkujdes”, tha Zefi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit