Ernest Muçi po bëhet gati të hedhi hapin e amdhë në karrierën e tij sifutbollist.
Sulmuesi i talentuar i Kombëtares shqiptare pritet të firmosi ditën e sotme me një prej ekipeve më me peshë në Turqi, Beshiktash.
Edhe pse jemi në muajn shkurt, merkatoja e futbollit turk vazhdon të jetë ende e hapur, me pak fjalë përgatitjet në shtesë për klubet turke.
Beshiktash është kthyer në një ekip që kërkon lojtarë të rinj dhe cilësor, dhe siç raportojnë mediat turke është afër arritjes së marrëveshjes me talentin tonë, Ernes Muçi, i cili aktualisht luan me Legia Varshava.
Sipas “Fanatik”, lojtari është dakord për transferimin dhe ka rënë dakord për të firmosur një marrëvessje që e lidh me Beshiktash deri në verën e vitit 2027.
Klubi i Legias së Varshavës ndërkohë do të regjistrojë një fitim të ndjeshëm për transferimin e Muçit, pasi nga 500 mijë euro që shpenzoi për ta blerë nga Tirana në vitin 2021, tashmë do ta shesë për rreth 8 milionë euro. Muçi pritet të kryejë sot vizitat mjekësore dhe të prezantohet në klubin e ri në Turqi ku do të vazhdojë karrierën e tij.