Në javën e 23-të të Superiores, Dinamo arriti një fitore në përmbysje 2-1 përballë Partizanit.
Ndeshja në “Niko Dovana” u zhbllokua pas 10 minutash lojë. Mba kaloi në epërsi të kuqtë, me tifozerinë që filluan festën, me të drejtë. Pjesa e parë përfundoi 0-1, ndërsa mjaft të luftuara ishin edhe 45 minutat e dyta.
Kaçorri dërgoi shifrat në 1-1 në minutën e 56-të. Për përmbysjen e ekipit të Dritan Mehmetit mendoi Vila, në të 87-tën. Ekipi i Orges Shehit është në vendin e dytë me 37 pikë dhe shtyn sërish takimin me fitoren. Dinamovitët renditen në vendin e pestë me 31 pikë.
Vllaznia kalon 2-1 Teutën. Në Shkodër, për djemtë e Qatip Osmanit “tundën rrjetën” Gruda dhe Coba, ndërsa goli i nderit për durrsakët erdhi nga Arifi. Vllaznia gjendet në vendin e 3-të dhe synon një vend në Final Four. Teuta e parafundit synon që të dalë sa më shpejt nga zona e ftohtë.