Hapi i Manchester Cityt duket gjithnjë edhe më “i frikshëm”. Kampionët në fuqi të Anglisë vunë me “shpatulla pas murit” Evertonin ditën e sotme, një fitore 2-0 e vulosur nga norvegjezi Haaland.
Pjesa e parë nuk dhuroi gola, me Evertonin që shpresonte se mund të dilte me pikë nga kjo transfertë teje e vështirë, duke rezistuar ndaj dominimit absolut të skuadrës së Guardiolës.
Për të ardhur te goli i çlirimit mendoi ylli Haaland, i cili me një goditje të bukur në minutën e 70 mposhti portierin Pickford.
Goli i dytë dhe i sigurisë mban sërish firmën e norvegjezit. Manchester City merr kështu kreun e klasifikimit, me 52 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Chelseat, në shtëpi.
Dhe mbeten në pritje të asaj që do dhurojë Liverpool ndaj Burnley.
Në krahun tjetër, komplikohet edhe më shumë sezoni i Everton. Të cilët e shohin veten në vendin e 18-të me 19 pikë. Sfida e radhës është ndaj Crystal Palace.