Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren ku 2 persona janë plagosur me thikë nga sulmi me njëri-tjetrin.
Sipas informacioneve nga policia bëhet me dije se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:20 në rrugën “Ibrahim Rrugova” në Prizren.
Bëhet e ditur se të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.
“Dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi që dyshohet se janë therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.