Kaosi i Rithemelimit dje në seancë, përjashtohen me 10 ditë Albana Vokshi dhe Elda Hoti.
Incidenti dje në Kuvend nisi kur Arbi Agalliu, pjesë e deputetëve mbështetës të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha kërkoi që të ishte i pranishëm në seancë kryeministri Rama për të zhvilluar interpelancën sipas rendit të ditës.
Teksa Agalliu po fliste nga vendi, Elda Hoti ka shkuar dhe i ka tërhequr kartën dhe mikrofonin deputetit të Bashës, duke bërë që zëri i tij të mos dëgjohet në sallë.