-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla: Të dyshuarit për sulmin e Banjskës kërkohen në sistemin e Interpolit

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Xhelala Sceçla ka thënë se të gjithë të dyshuarit për sulmin terrorist të Banjskës janë në sistemin e Interpolit.

“Si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë. Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjashme terroriste”, ka shkruar ai në Facebook të premten në mbrëmje.

Më 24 shtator, dhjetëra serbë patën sulmuar Policinë e Kosovës. Si pasojë vdiq rreshteri Afrim Bunjaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit