Vetëdorëzohet një 26-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, shkon në 78 numri i qytetarëve të ndaluar.
Është vetëdorzuar G. Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Ky qytetar është vetëdorëzuar në Polici pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro dhe 630 paund.